Rreth Nesh

Shoqata shqiptare O.R.L.u themelua  ne vitin 1994. Sapo u hodh ideja per krijimin e saj u mendua t’i vendosej emri i Prof. Besim Zyma. Per te gjithe mjeket otojater shqiptare emri i profesorit donte te thoshte shume, ai ishte themeluesi i sherbimit O.R.L. ne vendin tone. Me emrin e tij ishin te lidhura te gjitha nderhyrjet operatore ne fushen O.R.L si dhe maksillofaciale, nga me te thjeshtat deri ne me te veshtirat, te krahasueshme me ato qe realizoheshin ne vendet e tjera me te zhvilluara. Ai ishte mesuesi dhe drejtuesi i mjekeve te pare O.R.L ne te gjithe vendin tone.

Sherbimi O.R.L. u hap per here te pare ne Shqiperi nga Profesori ne vitin 1932; ai e nderpreu punen vetem ne vitin 1983 kur u nda nga jeta. Pra, breza te tere mjekesh te mesuar prej tij, te asistuar prej tij, te shperndare ne te gjitha qytetet e vendit tone.

Ne tetor te vitit 2003 u arrit qe edhe sherbimi O.R.L. prane Q.S.U.T-se te quhej “Besim Zyma”, pas aprovimit nga Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti i Mjekesise. Me kete rast nga Presidenti i Republikes se Shqiperise Z.Alfred Moisiu i jepet Prof.Besim Zyma urdheri ‘‘Mjeshter i Madh’’ me motivacionin “ Per kontribut te shquar ne fushen e mjekesise ne ngritjen dhe zhvillimin e sherbimit te otorinolaringologjise, si dhe aktivitetin e tij publik, humanitar dhe shoqeror”.  Ne kete dite shoqata organizoi nje takim perkujtimor pasi Profesori kishte edhe 100 vjetorin e lindjes. Ne kete takim mjeket folen per vitet e kaluara me profesorin duke e quajtur babain e otorinolaringologjise shqiptare. Gjithashtu ne takim bashkeshortja e Profesorit, Zj Hiqmet Zyma i dhuroi sherbimit O.R.L. nje portret te tij te bere nga ajo vete . Ajo falenderoi pjesemarresit te cilet i quajti te gjithe femije te Zymes, foli per 60 vjet jete te profesorit kushtuar mjekesise, per cilesite e tij te rralla si dashuria per koleget, kembengulja ne pune, thjeshtesia ne marredheniet me njerezit.

Qysh nga ajo dite sherbimi O.R.L. prane Q.S.U.T-se mban tabelen ‘SHERBIMI O.R.L. BESIM ZYMA’.

Presidenti i Shoqates Shqiptare O.R.L.’’Besim Zyma’’
D.SH.M. Narin Sulcebe.

  • Orl Albania

    Sherbimi O.R.L. u hap per here te pare ne Shqiperi nga Profesori ne vitin 1932; ai e nderpreu punen vetem ne vitin 1983 kur u nda nga jeta. Pra, breza te tere mjekesh te mesuar prej tij, te asistuar prej tij, te shperndare ne te gjitha qytetet e vendit tone.

  • Punime Shkencore

    Laringiti kronik… klikoni ketu

    Laringiti akut… klikoni ketu

    Tumoret Malinje te Laringut… klikoni ketu

    Tumoret beninje te laringut… klikoni ketu

    Manifestimet ORL te semundjeve sistemike… klikoni ketu

    Epistaksis… klikoni ketu

  • Kontakt

    Brikena Qirjazi, PhD, MScAuD
    Faculty of Medicine University of Tirana
    Rruga e Dibres, 371 Albania
    mob ++ 355 682279803
    http://www.albscreening.com

Takimi i pranveres 2012

January 26, 2012
by: • News

Konferenca ORL 2012

October 13, 2011
by: • News

Kongresi Ballkanik i ORL

February 14, 2012
by: • News

Kongresi i 24 i Shoqates Evropiane te Rhinologjise (ERS), Toulouse, France, 17-21 qershor 2012

December 23, 2011
by: • News

IFOS Soeul 2013

December 6, 2011
by: • News